Aktualitet

Kishte humbur shtëpinë, Policia Bashkiake ndihmon 6-vjeçarin të gjejë gjyshen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:25 - 30/04/18 |
mapo.al

Janë jo të pakta rastet në kryeqytet kur fëmijët e vegjël në kryeqytet humbin adresën e shtëpisë së tyre dhe është dashur ndërhyrja e policisë Bashkiake.


Një rast i tillë ishte edhe sot kur një 6-vjeçar, K. P është gjetur nga punonjësi i Policisë Bashkiake duke qarë në rrugën “Him Kolli”. Mes të qarave, djali i vogël u ka thënë efektivëve të Policisë Bashkiake se kishte humbur rrugën për në banesën e tij.


Pas qetësimit të vogëlushit, Policia Bashkiake në bashkëpunim edhe me komunitetin bëri të mundur gjetjen dhe lajmërimin e familjarëve si dhe dorëzimin e fëmijës tek ata shëndoshë e mirë. Në punën e saj të përditshme, policia bashkiake përballet me dhjetëra raste të ngjashme. Vetëm tre ditë më parë efektivët e Policisë Bashkiake ndërhynë në kohë duke shmangur vetëmbytjen në Kodrat e Liqenit Artificial të një vajze të re e cila ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike.


Në më pak se tre vite, Policia Bashkiake ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas