Vesa Luma u largua së bashku me bashkëshortin Big Basta dhe djalin Lian në Zelandën e re. Ajo qëndroi për një kohë të shkurtër dhe u kthye në vend bashkë me të birin. Ndërsa ajo ndodhet larg prej andej i ka ndodhur diçka e papritur. Vesa ka shpërndarë së fundmi një postim ku tregon se Instagrami i saj është renditur në mesin e 10 profileve më influencuese në Zelandën e re për 2019.
“Kjo është çmenduri”, ka shkruar Vesa pranë postimit ku tregon se është surprizuar shumë nga kjo renditje.