Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, një automjet tip Smart është djegur në qytetin e Bilishtit.
Sipas policisë automjeti tip ‘Smart’ me targa AA 311 JI, ka qenë i parkuar në rrugë në kohën që ka shpërthyer në flakë.
Pronare e Smartit, i cili është djegur plotësisht, është në pronësi të 23-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi.
Ajo ende nuk ka dhënë një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa sipas policisë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.