Prokuroria për Krime të Rënda, bazuar në ligjin Antimafia, kërkon sekuestrimin e llogarive bankare, pronave dhe pasurive të shtatë të arrestuar dhe familjarëve të tyre, gjatë operacionit për bllokimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Në vazhdën e këtij hetimi pasuror, me ndihmën e Drejtoris së Pastrimit të Parave, grupi hetimor ka administruar zbardhjen në mënyrë analitike të llogarive bankare të te tyre dhe familjarëve.
Ajo që bie në sy, thonë hetuesit, është fakti se të 7 shqiptarët nuk kanë depozita te konsiderueshme në llogarit e tyre bankare.
Kjo hedh dyshime se investimi është kryer më të hollat e të tjerëve. Edhe veprimet dhe lëvizjet bankare dyshohet se janë bërë me emra personash të tjerë.
Ermal Hoxha, nipi i ish-dikatatorit Enver Hoxha rezulton me një shtepi me qera në unazën e Madhe me sipërfaqe 100 m2 dhe ka kërkuar kredi për rikonstruktimin e saj.
Është pak e çuditshme, se si mund të rikonstruktohet një apartament i marrë me qera.
Është kjo ajo që lind dyshimet se apartamenti mund të jetë regjistruar në emër të ndonjë personi tjetër. Për hetuesit kjo mbetet për tu verifikuar.
Gjithashtu, rezulton se bashkëshortja e Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurtaj ka lëvizje nga llogaritë e saj bankare, shuma të vogla të cilat lidhen më biznesin e saj me emrin “Hera Company” e që rezulton të jetë bashkortake me një person nga Fieri me inicialet D.P..
Edhe të pandehurit e tjerë, Ilir Hyseni, Saimir Batku apo Gentian Gjonaj, nuk rezultojnë të kenë pasur lëvizje të shumave të mëdha në lloagri bankare
Sipas verifikimeve të kryera, rezulton se Gentian Gjonaj ka lëvizur shuma parash kur kishte aktivitet biznesi, së bashku me dhëndrrin e Enver Hoxhës, shtetasin Klement Kolaneci. Kompania e tyre ka dështuar dhe është bllokuar nga zyra përmbarimore.
Në ditët në vazhdim, hetuesit thonë se do të zbardhin edhe aktivitetet e tjera që mund të ketë Gjonaj apo të afërmit e tij.
Ndërkaq, vëllezërit Kelmend dhe Arjan Dalipi njehrazi pronar të magazinës rezultojnë se kanë pas lëvizje parash në banka, por në emër të kompanive me të cilat operojnë në qytetin e Elbasanit.
Edhe këto shuma nuk justifikojnë investimin e kryer në magazinë, apo blerjen e kokainës dhe pajisjet laboratorike të prodhimit te kokanines.
Personi i cili ka marrë me qera magazinën është Alkensandër Nasufi kundrejt shumës prej 300 mijë lekësh. Ende nuk është zbardhur se kush është personi Nasufi që ka firmosur marrjen e ambienteve me qera.
Sipas prokurorisë, në ditët në vazghdim pritet që Zyrat e Hipotekës të zbardhin të gjithë pronat e mundshme të personave të arretsuar dhe të afërmve të tyre, të cilat pritet të sekuestrohen deri në një vendim tjetër. /Abcnews/
PO TORTUROJINI MORE KETA PLEHRA QE TE FLASIN ?? KETA JANE KRMINELE SDUHET TE KETE MESHIRE!!!
Si teper qesharak ky pretendimi per te gjetur para te depozituara ne banka nga trafikantet e droges. Nese do te kishte kaq budallej nga bota e krimit te organizuar, sa te ekspozonin ne llogari bankare fitimet e tyre te pista, pjesa me e madhe e tyre do ta kishin karrieren e tyre “profesionale” jo me te gjate se nja gjashte muaj.
E para e punes, edhe nese do te depozitonin para ne banka, kete do ta benin ose ne banka te huaja nepermjet personave te dyte, ose do ti pastronin parate e tyre me ndertime e blerje pronash ne vend, perseri nepermjet personave te dyte e kjo nuk do te thote se detyrimisht keta persona te dyte duhet te jene familjaret e tyre.
Nuk eshte ndonje humbje e madhe per nje bos te krimit qe ne 100 mije euro te fituara ne ruge abuzive, te ndaje me ndonje “ortak hallexhi” qofte edhe 10 mije euro.
Thua eshte e veshtire qe te gjejne te tille “hallexhij” ne Shqiperi ?
Rruget e qarkullimit te parase se piste mund te zvogelohen, vetem nese shteti shqiptar regjistron gjithe pasurite e qytetareve, jo vetem nga deklarimet e pushtetareve e politikaneve apo qofte edhe biznesmeneve te njohur, por duke llogaritur per cdo qytetar sasine e parave te fituar me paga e biznese te apo pa taksuara, me vleren totale te gjithe pasurive te disponuara, duke u perqendruar ne raste te vecanta edhe qote ne udhetimet turristike te shtrejta. Me aq sa dij, edhe ne SHBA qe praktikohet nje kontroll i repte i ketij lloji, perseri ka njerez te botes se krimit qe i gjejne ruget per te fshehur pasurite e tyre te dyshimta e jo ne nje vend me nje informalitet kulmor sic eshte Shqiperia.
Kam pasur rastin te degjoj nje kryeredaktor te nje medie shqiptare, qe deklaronte hapur se rugen Tirane-Londer e kishte bere njelloj si Tirane-Durres.
Ku i gjen ky zoteri keto para qe te shkoje me pagen e nje gazetari shqiptar ne Londer, kur ti doje qejfi, kur edhe pasanike te eurozones, maten kur shkojne te perballohen me cmimet e larta te Britanise ?