Siria në këto 7 vitet e fundit ka qenë zona më e nxehtë e luftës, por ngjarje të kobshme kanë ndodhur pothuaj në të gjithë globin, e në morinë e miliona viktimave një numër të konsiderueshëm e zënë padyshim fëmijët.
Pamjet nga zonat e luftës, kampet e refugjatëve, foto e të mbyturve që kërkojnë nëpërmjet detit të largohen nga zonat e zjarrit apo copëzat e mbetura nga shpërthimet, janë një realitet i dhimbshëm që shfaqet çdo ditë në media.
Nga fëmija i futur në një valixhe, teksa prindërit përpiqen të arratisen nga Ghouta, te trupi i pajetë i Alan Kurdit i gjetur në brigjet e Bodrumit në Turqi apo shpërthimi në Nicë të Francës, tregojnë tmerrin e luftës dhe vuajtjet e këtyre fëmijëve.
Fëmija në valixhe gjatë arratisjes nga Ghouta
Omran Daqneesh, i shpëtoi një bombardimi në Aleppo
Alan Kurdi, u gjet i mbytur në plazhin e Bodrumit në Turqi
Fëmija ecën këmbadorazi përpara ushtarëve në kufirin greko-turk në 2015
Kjo vajzë mbërriti në Palermo në 2015, ndërsa nëna e saj u mbyt në det
Një fëmijë që humbi jetën në sulmin në verën e vitit 206 në Nicë
Një fëmijë kamikaz në Kirkuk, kish fshehur eksplozivin poshtë fanelës së Messit
Rohingya fëmija 16 muajsh që u mbyt nga arratisja nga Bangladeshi
Murtaza fëmija që vishte një qese plastike në vend të fanelës së Messit