Kjo kafshë që ju shikoni në foto mund të duket e tmerrshme dhe aspak reale. E në fakt keni të drejtë.
Është një robot-kafshë, i cili është përdorur në mënyrë kreative nga fermerët në Japoni.
Ata kanë porositur në një kompani teknologjike, prodhimin e ujkut të tmerrshëm që nxjerr flakë nga sytë, në mënyrë që kafsha të mbrojë fermën nga kafshët e tjera që hanë të mbjellat.
Kjo zgjidhje e fermerëve japonezë vjen për shkak se në zonë mungojnë ujqërit, pasi dy shekuj më parë, qeveria ka vendosur të zhdukë të gjithë ujqërit nga territori.
Ndërkaq, problem për fermerët ishin bërë kafshët e tjera barngrënëse, të cilat nuk linin gjë pa konsumuar.