Aktualitet

Kjo karikaturë e shpjegon spastrimin që bëri Rama me listën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:01 - 10/03/21 |
mapo.al

Largimi që Edi Rama u bëri disa prej figurave kyçe në parti, duke u mbyllur kështu karrierën, si Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, etj, ka qënë një nga temat më të komentuara të dy ditëve të fundit.





Jo vetëm me gjakftohtësi, por edhe me një lloj ironie, Edi Rama tha dje se ata që kanë qënë gjithë kohës shumë lart, duhet të zbresin poshtë e të punojnë me njerëzit. E kishte fjalën pikërisht për udhëheqës që i ka caktuar nën vijën që parasheh zonën e sigurtë në listë.


Kanë reaguar të gjithë me një lloj entuziasmi dhe grushtbashkuar rreth partisë.





Kodheli që është internuar larg, shumë larg përtej numrit 20, bashkë me Xhafajn, janë shprehur megjithatë se do të punojnë dhe besojnë se qytetarët do t’i vlerësojnë. Pra, u thotë mendja se mund të marrin personalisht vetë mbi 10 mijë vota.



Pandeli Majko që është edhe ai në sinoret e listës, nuk është shprehur. Për të foli ndërkohë Rama, dhe ai pyeti dje: Pse pak i ka dhënë Shqipëria Pandeli Majkos?

Lexo edhe :  Zgjedhjet e rilindjes-Mapo nesër: Balla, dy herë më i pëlqyer se Rama

Megjithatë, kryeministri u kujdes që tja faturojë këtë “reforme” Erjon Veliajt, për të cilin tha se ka përgaditur listën e Tiranës.

Trazirat në mbledhjen dhe në prezantimin e listës besohet se kanë qënë jo të pakta. Disa kanë ngritur zërin, disa me karrierë të pamerituar kanë ikur të mërzitur. Po thonë se ka edhe nga ata trima, si Bled Çuçi, që kanë kërkuar vetë të jenë në fund të listës, pasi e dinë veten superman-e që arrijnë me një lëvizje dore të fitojnë mbi 10 mijë zemra njerëzish.

Se si është kjo gjendje, e sjell më mirë se kushdo, Bujar Kapexhiu në numrin e sotëm të gazetës Mapo. Ku duket elita e partisë që kërkon të gjejë emrin nga fundi i kartës. Ndaj dhe kjo karikaturë po bëhet sakaq virale.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas