Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Kjo pjatë s’është e mirë” – Njihuni me restorantet më të sinqertë në botë

by mapo.al
20/01/2021
in Aktualitet, KMR
0

Jemi mësuar me pronarë restorantesh që na lavdërojnë pjatat e tyre sikur të ishin kryevepra unikale, me përbërës të përzgjedhur si asnjë tjetër dhe  me një teknikë të “përkryer”, që vetëm aty mund të shijosh.

Fatkeqësisht, jo gjithmonë premtimet mbahen, dhe shpeshherë eksperienca e një dreke ose darke të shumëpritur mund të përfundojë me një shije të hidhur, në plot kuptimin e tij.



Por kjo nuk mund të ndodhë në një restorant të vogël të Montreal, në Kanada, që kohët e fundit po merr famë ndërkombëtare në rrjetet sociale falë “ndershmërisë” së tij.

Bëhet fjalë për restorantin kinez, Aunt Dai, pronari i të cilit, Feigang Fei, u shndërrua në heroin e çdo klienti të pavendosur pas shpërndarjes në Twitter të përshkrimeve të pjatave që përbejnë menunë e tij, që përfshin kuzhinë tradicionale kineze, por edhe variantin kinez të adaptuar për shijen amerikane.

Aunt Dai is my favourite Chinese restaurant in Montreal, but the REAL treat is the menu, featuring extremely honest commentary from the owner. pic.twitter.com/FpA1xt0GrF

— Kim Belair (@BagelofDeath) January 10, 2021

“Duke parë pritshmëritë e mia, nuk e këshilloj së tepërmi këtë pjatë”, shkrua Fei në përshkrimin e derrit të ëmbël dhe pikant. “Nuk jemi të kënaqur 100% për salcën e kësaj pulë, nuk po del aq e mirë, por do të përmirësohemi”, është një koment tjetër për një gatim tjetër.

Të shumta janë edhe sinjalizimet ku thuhet se pjata e caktuar nuk është pjatë tradicionale kineze, dhe se do të ishte mirë të provonin diçka më autentike.

Çuditërisht, siç thotë, Fei, gjykimet negative nuk kanë ndikuar shumë te klientët, që vijojnë t’i marrin, të shtyrë ndoshta nga kurioziteti.

Feigang Fei, pronari i “ndershëm”

Menuja e tij e ndershme po e bën atë të njohur, me më shumë se 75 mijë shpërndarje në rrjetet sociale, dhe prenotime që vijnë edhe nga jashtë vendit.

“Në fillim, veçanërisht për kuzhinën tradicionale që është më pak e njohur, klientët ishin të habitur nga fakti që pjatat ishin më pikante sesa e prisnin, apo kishin kocka dhe të tilla, saqë shpeshherë nuk e preknin pjatën, dhe kjo shndërrohej në një harxhim të panevojshëm”, thotë Fei, që në përshkrimin e tij vendos çdo përbërës dhe në versionin online, edhe një video të shkurtër që tregon pamjen reale, para se të porositet.

Tags: restoranteushqime

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
“S’më del për asgjë” – Jeta e vështirë e një pensionisti invalid në Shqipëri

“S’më del për asgjë” - Jeta e vështirë e një pensionisti invalid në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In