Auto

Kjo reklamë futi në sherr tre gjigantët e prodhimit të makinave…




               Publikuar në : 22:30 - 20/01/19 |
mapo.al

Kompanitë e prodhimit të makinave, pretendojnë se Chevrolet ishte shumë nënçmuese në reklamën e re


Shume kanale televizive, e kanë larguar përkohësisht reklamën kontroverse, që Chevrolet e ka shpërndarë së fundmi.

Materialet janë konsideruar si nënçmuese dhe jo të sakta, ndërsa adresoheshin të dhëna pa ndonjë burim konkret, për makinat e Ford, Honda dhe Toyota.

Në reklamë, janë shfaqur tre pronarë të zakonshëm, që thuhet se secili prej tyre e ka nga një makine, prej njëri nga këta prodhues.

Ata janë njoftuar me dobësitë që i kanë makinat e tyre, që thuhej se nuk janë aspak të besueshme, ndërsa më pas atyre iu është dhënë një Chevrolet i ri, transmeton Telegrafi.

Të tri kompanitë e konsideruan materialin si nënvlerësues dhe angazhuan mbrojtësit ligjorë, që të adresojnë ankesë te autoritet që merren me rregullimin e publiciteteve.

Derisa më tani, reklama është larguara prej shumë kanaleve televizive, si deh nga Youtube, ndërsa po e largojnë edhe shumë platforma në internet.


Etiketa: , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas