Aktualitet

Kjo video e kapur nga një çift që përfundoi i plagosur, është pamja më e afërt e shpërthimit në Bejrut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:12 - 12/08/20 |
mapo.al

Të shumta janë videot që qarkullojnë online për sa i përket shpërthimit tronditës në Bejrut. Por kjo video, e kapur nga një çift që ndodheshin në shtëpinë e tyre fare pranë zonës ku ndodhi shpërthimi.


Çifti, Lina dhe Imad, u plagosën por fatmirësisht  iu mbijetuan lëndimeve që pësuan.


Fillimisht zjarri ishte i vogël dhe çiifti filloi ta transmetonte në rrjetet e tyre sociale, derisa gjendja u bë alarmante.


“Çfarë është kjo zhurmë? Hyr brenda, fut brenda! Imad, futu brenda! “, dëgjohej të thoshtë Lina. Ajo tha për CNN se Imad nuk i përgjigjej dhe dukej sikur ishte në gjendje shoku.


“Gjithë sa mbaj mend është se fluturova në ajër”, tha Imad për CNN. Ndërsa Lina tha se ajo ishte hedhur përmes një dere qelqi dhe theu bërrylin, preu një tendin dhe plagosi shpinën. Për më tepër, ajo kishte prerje të shumta në trupin e saj.

Sa për Imad, shumica e trupit të tij duhej të fashohej. Sipas CNN, ai kishte plagë nga koka deri në këmbë, me prerje të rënda në kyçin e këmbës dhe gjunjë.

Pasi u zgjua, gruaja vuri re që burri i saj po qëndronte i shtrirë në dysheme pa ndjenja. “Lina u përpoq ta tërhiqte drejt derës, por thotë se nuk ishte aq e fortë. Megjithë plagët e saj, ajo thotë se filloi të zbriste shkallët”, shkroi CNN. Për fat të mirë, në rrugë, ajo hasi në shokun e saj i cili është një polic dhe ai e ndihmoi atë që të zbriste Imad-in duke përdorur një derë si barelë. Pasi ishin në tokë, jashtë ndërtesës, ata ishin në gjendje të hipnin në një ambulancë.

Për momentin, burri dhe gruaja të dy po rrinë në një spital lokal duke u rimëkëmbur nga lëndimet.


Etiketa:

Pas