Ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha e quan alarmante numrin e shqiptarëve të larguar jashtë vendit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Duke bërë fajtore qeverinë për këtë situatë, Gjosha shkruan në Facebook se shkak janë shkatërrimi i sistemit arsimor, taksat e larta apo dhe mosmbajtja e premtimeve.
Sipas saj, opozita ka për detyrë të punojë me vizion dhe strategji për njerëzit, ndërsa shton se ndryshimi po vjen.
Postimi i Gjoshës
Të gjitha raportet për Shqipërinë flasin për një numër alarmant të larguarish nga vendi, ku mes tyre mbizotëron rinia dhe shtresa e mesme! Shkaterrimi i sistemit arsimor, barra e taksave për ata që punojnë më shumë dhe jo për ata që fitojnë më shumë, ku 23% e taksave në vend paguhen nga shtresa e mesme, premtimet e pambajtura dhe injektimi i humbjes së shpresës, janë sot plagët më të mëdha në vend! Detyra jonë është të punojmë me vizion dhe strategji me njerëzit dhe për njerëzit! Ndryshimi po vjen! Ky vit i ri ka filluar me Countdown! #mosehumbshpresën