Klaudia Pepa po e vazhdon karrierën e saj si balerinë tanimë në Itali. Ajo publikon vazhdimisht fotografi dhe video që dëshmojnë angazhimin e saj profesional. Së fundmi, balerina e njohur ka publikuar një video ku shihet së bashku me grupin e saj të kërcimit teksa kërcejnë nëpër rrugët e qytetit. E teksa është komentuar pozitivisht nga ndjekësit e saj, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë komenti i ish-bashkëshortit të balerinës, koreografit Albi Nako.
Me ikonën e duartrokitjeve, Albi ka treguar pëlqimin e tij ndaj koreografisë së realizuar. Mos ndoshta vallë me zhvendosjen e këtij të fundit në vendin fqinj, mund të jetë rindezur flaka e dashurisë? Apo thjesht kanë ngelur miq të mirë që aprovojnë suksesin e njëri-tjetrit? Pyetje këto, të cilat mund të marrin përgjigje vetëm nga dyshja në fjalë.