Klaus Kinkel/ Intervista e rrallë gjatë konfliktit në Kosovë

Ish- ministri i jashtëm gjerman Klaus Kinkel (FDP) ka vdekur me 5 mars në moshën 82 vjeç. Klaus Kinkel ishte një liberal i madh dhe një kampion i pa kompromis i lirisë dhe demokracisë. Kinkel ishte ministër i Jashtëm 1992-1998 (si pasardhës i Hans-Dietrich Genscher), pesë vjet ishte zëvendëskancelar i Helmut Kohlit. Nga viti 1993 deri në 1995 ai ishte gjithashtu kryetar federal i FDP. Karriera e tij e madhe politike filloi në vitin 1991, kur ai u bë Ministër Federal i Drejtësisë. Në atë kohë ai gjithashtu u bashkua me FDP.

Kinkel fitoi përvojën e tij të parë në Zyrën e Jashtme të Ministrit të atëhershëm të Jashtëm, Hans-Dietrich Genscher (FDP). Nga 1974 deri më 1977 Kinkel punoi për atë si kreu i stafit, që nga viti 1977 deri më 1979 ai drejtoi stafin planifikues. Në vitin 1992 ai u bë vetë ministri i Jashtëm. Pas kësaj ai ishte nga 1998 deri në 2002 kryetar i grupit parlamentar të FDP.



Kinkel për shumë kohë i dha ton politikës gjermane në raport me Kosovën në planin kombëtar ashtu edhe në kuadër të Grupit të Kontaktit. Sipas ambasadorit Wolfganga Ischinger, Kinkel ishte një nga ministrat e Jashtëm që bëri përpjekje që çështja e Kosovës të diskutohej në Konferencën e Dejtonit.

Në fund të vitit 1995, pas përfundimit të Konferencës së Dejtonit 1995, Qeveria Federale sinjalizoi një gatishmëri të qartë për të vepruar. Duke folur për Kosovën, Ministri i Jashtëm Kinkel tha: “Tani ne duhet që vëmendjen ndërkombëtare ta kthejmë nga Kosova dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar njerëzit atje”.

Në dhjetor 1997, ministri i Jashtëm Kinkel në margjinat e konferencës në Petersberg në Bon deklaroi: “Nëse mijëra njerëz lënë në një vend pa pushim, atëherë ka një arsye.” Ai i bëri thirrje qeverisë në Beograd që të angazhohet në një dialog të drejtpërdrejtë me udhëheqjen e shqiptarëve të Kosovës”. Në mesin e vitit 1998, Kinkel tha se në Kosovë nuk mund të ndodhet një luftë e tillë si në Bosnjë. Në këtë moment Kinkel gjithashtu e konsideroi ndërhyrjen (ushtarake) të NATO-s të nevojshme, nëse shanset për të gjetur një zgjidhje të negociuar si rezultat i përshkallëzimit vazhdonin të pakësoheshin.

Në vazhdim po japim një intervistë të dhënë për gazetën gjermane “Tagesspiegel”

Der Tagesspiegel, gusht 1998

Intervistë me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Klaus Kinkel

Përgatiti nga gjermanishtja: Sylë Ukshini

Milosheviqi e pengon paqen

  • Zoti ministër, Kosova nuk erdhi si një furtunë. {Pse politika ndërkombëtare ishte aq keq e përgatitur për këtë?

Kinkel:  Fatkeqësisht problemin e Kosovës nuk e përfshimë në Marrëveshjen e Dejtonit, ku edhe mund ta zgjidhnim. Kjo pastaj pati pasoja dhe rrjedhoja fatale. Të gjithë kishin besuar se atje, ç’është e vërteta, gjërat kishin një zhvillim jo të kënaqshëm, por sidoqoftë paqësor.  Ky supozim ishte i gabuar dhe tani ne gjendemi në një situatë ku shqiptarët e Kosovës kanë dalë në skenë ashpër dhe në mënyrë agresive. Natyrisht, pala kosovare nuk është e gatshme të pranojë autonominë, por dëshiron pavarësi.

  • Bie në sy se jeni i angazhuar në konfliktin e Kosovës. Cili është caku i politikës suaj në Kosovë?

Kinkel: Gjermania është anëtare e Grupit të Kontaktit. Ne bartim përgjegjësi të përbashkët për situatën në Kosovë. NE kemi interesa të mëdha evropiane. Gjermania është e prekur në mënyrë të veçantë edhe me çështjen e refugjatëve shqiptarë nga Kosova. Të gjitha këto mblidhen tok dhe shpjegojnë faktin pse ministri i Jashtëm i Gjermanisë interesohet për këtë konflikt.

  • Kjo shpjegon angazhimin tuaj, mirëpo, cili është qëllimi i Juaj?

Kinkel: Në këto rrethana qëllimi im është, në radhë të parë, që të arrijmë një armëpushim. Për këtë duhet të jetë më i madh presioni mbi të dyja palët. Në rrugë e sipër kah armëpushimi duhet të realizohet një dialog, ngase deri më tani ai nuk është realizuar. NE në Grupin e Kontaktit kemi vendosur për të përcaktuar kornizën, të cilën të dyja palëve, në Prishtinë dhe në Beograd, ia kemi bërë të njohur përmes ambasadorit të Gjermanisë.

  • A mund të na i përmendni konturat kryesore të kësaj kornize?

Kinkel:  Jemi marrë vesh për të punuar në mirëbesim.

  • Që prej vitesh është i njohur fakti se Milosheviqi me mjete të zakonshme nuk mund të ndikohet. Megjithatë pse përsëri bëhet përpjekje?

Kinkel: NE s’ kemi mundësi të tjera. Mundësia tjetër do të ishte vetëm edhe intervenimi ushtarak. Ky, si duken tani gjërat, patjetër do të duhej  vinte nga NATO-ja. Për këtë së pari duhet të jetë NATO-ja e gatshme. Domethënë të vendoset për mjetet ushtarake të cilat nuk janë të thjeshta, siç e dinë të gjithë të informuarit. Dhe pastaj, na duhet mandati të cilin nuk e kemi. Për këtë arsye, vizita e fundit në Moskë ishte edhe një përpjekje për ta angazhuar ministrin  e Jashtëm rus Jevgeni Primakov për përgjegjësi të përbashkët.

  • Ju thoni se presioni mbi Milosheviqin duhet të rritet edhe më tej, mirëpo mjetet sanksionuese janë shterur plotësisht. Çka mund të vlerësoni Ju kur pikërisht Rusia, partneri më i rëndësishëm i Milosheviqit, të përvetësohej rreth një plani përmes të cilit do të arrihej armëpushimi?

Kinkel: Gjithashtu edhe rusët e shohin që situata në Kosovë po eshalon rrezikshëm. Konfrontimet ushtarake ngadalë po barten nga regjionet fshatare në qytete. Atje pastaj do të ketë tepër rrezik, kjo domethënë se ne jemi pesë para orës dymbëdhjetë. Dhe rusët  së bashku me ne kanë përgjegjësi për këtë. Prandaj, ne duhet patjetër të gjejmë një zgjidhje të përbashkët.

  • Çfarë roli kanë Kombet e Bashkuara në këtë konflikt?

Kinkel: Njëri nga sukseset e konsultimeve të Grupit të Kontaktit është që të përpiqemi që sanksionet e deritashme të futen në kuadrin e vendimeve të Këshillit të Sigurimit, në mënyrë që ato të jenë  më goditëse dhe më domethënëse. Unë shpresoj  se kjo do të na shkojë për dore. Kombet e Bashkuara natyrisht luajnë rolin e tyre të veçantë, para së gjithash, atëherë kur bëhet fjalë për një Rezolutë të Këshillit të Sigurimit.

  • Cili është qëllimi i Milosheviqit?

Kinkel: Ai më me qejf do të dëshironte një heshtje varri në Kosovë. Ai thotë se fjala është për një çështje thjesht të brendshme, në të cilën s’është e pranueshme  të ndërhyhet, çka është e gabueshme.

  • Kjo do të thotë se ai dëshiron të rivendos Kosovën në pushtetin e tij, pa autonomi?

Kinkel: Jo. Milosheviqi megjithatë është  i kënaqur me një lloj autonomie  e cila i përgjigjet përfytyrimeve të tij. Në të njëjtën kohë ai sillet ashtu  që çdo gjë që është parakusht për të e përçmon dhe e shkel me këmbë. Për këtë shkak pastaj gjërat nuk funksionojnë.

  • Ju keni folur direkt me njerëzit në Shqipëri dhe iu keni dhënë kurajë me fjalinë: Ne s’do t’ u lëmë në baltë. A mund ta mbani këtë?

Kinkel: E kemi mbajtur fjalën . Gjermani ka pranuar 140.000 shqiptarë nga Kosova. Ne u ndihmojnë njerëzve që gjenden në nevojë të madhe, i ndihmojmë me mbështetje medicionale, me THW e cila riparon shtëpitë dhe me mbi një milion marka. Këtu gjermanët me punën e tyre janë vërtetë shembull. Mirëpo, unë u kam thënë qartë njerëzve që më thoshin se duan të vijnë në Gjermani se ku qëndrojnë kufijtë e aftësisë sonë për pranim. Dhe, unë mendoj se kjo u kuptua.

  • Kush duhet ta mbikëqyr armëpushimin?

Kinkel: Kjo duhet të vlerësohet mirë, psh. OSBE-ja, nëse Milosheviqi do t’ i lejonte të hyjë brenda. Natyrisht më së miri do të ishte një mbikëqyrje ushtarake-policore.

  • Kritikët thonë se për NATO-n se lidhjet me Moskën janë më të rëndësishme se sa një përmbushje e dëshirave të Kosovës kundër vullnetit të Moskës.

Kinkel: Kjo është një kritikë shumë e thjeshtëzuar. Megjithatë situata është shumë e komplikuar. Pas bisedimeve që zgjatën me vite është arritur që Rusia të marrë pjesë në kuadër të sigurisë evropiane si dhe të vihen raporte të dobishme në mes të NATO-s dhe Rusisë. Këtë nuk guxojmë ta vëmë në lojë me mendjelehtësi. Për Rusinë gjithashtu nuk duhet të ketë pretekst për të mos marrë përgjegjësi të përbashkëta.  Të dyja duhet parë dhe kalkuluar. Do të jetë vështirë të gjendet një zgjidhje pa Rusinë.

  • A ka kufij durimi juaj diplomatik ndaj Moskës?

Kinkel: Unë s’ jepem as pas euforisë dhe as pas shpresave të kota.

  • A kishit argumente të reja për ta bindur Primakovin?

Kinkel: Vëmendja ime kryesore është drejtuar në atë që të bëhet e qartë se ne kemi nevojë për rusët dhe se ata duhet patjetër të bashkëpunojnë.

  • BE nuk ka një politikë të përbashkët për Kosovën.

Kinkel: Megjithatë, unë mendoj se ka. Ne kemi gjetur një emërues të përbashkët për sa i përket çështjes së Kosovës.

  • Atëherë pse Ju udhëtoni në Moskë dhe jo presidenca e BE-së?

Kinkel: Sepse prej kohësh po përgatitej vizita e Primakovit në Gjermani, mirëpo, ai për shkak të situatës së brendshme për momentin nuk mund të largohet nga Moska. Ne dëshirojmë që ta diskutojmë gjithë paletën e temave dhe këtë jo në konkurrencë me presidencën e BE-së. Unë jam në kontakte të ngushta me ministrin e Jashtëm austriak Shysel në Vjenë, por ne jemi vendi më i madh në BE dhe duhet të kemi mundësinë për t’ ia dhënë vetë konturat politikës tonë të jashtme. Dhe me këtë ka të bëjë posaçërisht raporti ynë me Rusinë.

  • A mjaftojnë përpjekjet e Grupit të Kontaktit për të penguar zgjerimin e problemit të Ballkanit?

Kinkel: Kjo është një pyetje interesante. Vizita ime e fundit në Shqipëri dhe në Maqedoni më ka bërë të shtrojë pyetjen, nëse patjetër duhet të mendojmë edhe për rrugët tjera. Ndoshta ne kemi nevojë për një proces  të ngjashëm me që të ndodhi në Dejton.

Marrë nga libri  Sylë Ukshini(Ed.):  Lufta për Kosovën, Prishtinë, 2008

Klaus Kinkel(FDP) nga viti 1992 ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendëskancelar i Gjermanisë. Prej vitit 1994 deputet në Bundestag, pasardhës i Hans- Ditrich Gensherit, në vitet 1991/1992 ministër i Drejtësisë dhe nga viti 1993 e deri në vitin 1995 kryetar i fraksionit parlamentar të FDP-së.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252