ShowBizz

Klea dhe Elgiti bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë të djalit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:14 - 05/06/20 |
mapo.al

Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër për herë të parë. Dje erdhi në jetë djali i tyre, të cilin kanë vendosur ta quajnë Krid.


Klea ka zbuluar se ka kryer lindje natyrale, siç ka qenë dëshira e saj që prej fillimit.


Ajo e ka dhënë lajmin me një foto, ku shfaqet dora e të porsalindurit dhe postimin e hap duke shkruar: “Të dashurojmë Krid. 04/06/2020.”



Më tej, Klea shkruan:

“Mirënjohëse pafund të gjithëve që më keni qëndruar pranë, miqve të mi më të ngushtë, njerëzve të afërt, familja ime dhe këdo që është interesuar gjatë gjithë kësaj periudhe.

Faleminderit ty Elgit, dashuria e jetës time, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them më dot me fjalë. Faleminderit që ekziston.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on

Tani mezi presim të shohim foton e parë të vogëlushit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas