Lidhja midis Klea Hutës dhe Elgit Dodës ka qenë një ndër lidhjet më të komentuara në mediat rozë, për faktin se çifti nuk e pranonte fillimisht marrëdhënien e dashurisë. Moderatorja zbuloi në emisionin “Tempora” në Ora News arsyen që i shtyu të rinjtë drejt këtij vendimi, që do të hidhej poshtë pas disa kohësh fill pas një fotografie të postuar në “Instagram”.
“Foton e zgjodhi Elgiti. Donte ta hidhnim bardh e zi sepse ai vdes për këto lloj fotosh. Unë nuk i kam qejf por pastaj filluam të më pëlqenin. Dy njerëz të rinj siç jemi unë edhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dalim hapur dhe të themi që jemi bashkë. Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje sepse në atë moment ne ishim të sigurt”, u shpreh ajo.
Pyetjes nëse e konsideron të mirë Elgitin si partner, Klea i është përgjigjur: “U qyqa mashalla… Ne t’a themi shqip fare kemi gjetur tenxherja kapakun. E kam të vështirë t’i them gjërat kështu për njerëzit që kam shumë afër vetes, por realisht Elgitin dua ta falënderoj nga shpirti për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që kam pasur prej tij për projektin që realizuam bashkë. Po të mos kisha Gitin dhe familjen time do e kisha të vështirë për ta realizuar. Janë shtyllat e mia.”