Kronika

Klement Balili e nis historinë e gjyqeve duke kërkuar gjykim të shkurtuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:15 - 25/01/19 |
mapo.al

Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar gjykim të shkurtuar.






Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga avokati i Balilit, Theodhori Sollaku.


Por seanca për këtë kërkesë është shtyrë pasi kërkohet që ai të jetë vetë prezent.







Balilit i adresohen 4 akuza, por ai i kundërshton të katërta me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, sa kohë edhe avokatët këmbëngulin se nuk ka prova.




Por, ndërkohë, Prokuroria iu referohet hetimeve greke që e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016.



Nga përgjimet, Klement Balili shfaqet duke komunikuar me dy skafistët, kur i orienton se ata i priste në Zakinthos, Georgis Alifantis.

Pas pothuajse tre vitesh në arrati, Klement Balili u dorëzua me 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare.

1


Etiketa: , , ,

Pas