fbpx

Aktualitet

Rinumërimi në Lezhë, Klement Zguri: Në kuti më shumë vota se votues





               Publikuar në : 11:22 - 12/07/19 |
mapo.al

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të 11 kutive në qarkun e Lezhës për kryetarin e Bashkisë. Mësohet se një votë e gabuar i ishte hequr Eduard Ndocajt dhe i ishte shtuar Pjerin Ndreut. Gjithashtu janë gjetur 3 vota më shumë nga rezulatati i deklaruar.


Pas rinumërimit, kreu i i KQZ-së Klement Zguri, u shpreh se në kutitë e votimit ka më shumë vota se sa votues.



E kam thënë edhe më parë. Ajo që më shqetëson është fakti se në kutitë e votimit ka më shumë vota se sa zgjedhës. Kjo verifikohet nëpërmjet listës së zgjedhësve. Janë gjetur më shumë vota në kuti se numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë. Kjo është një shkelje e rëndë. Vërej me dhimbje se subjektet zgjedhore e kanë kthyer në farsë të drejtën për ankimim”, – tha Zguri.



Etiketa: , ,

Pas