Aktualitet

Klevis Balliu: Si u shpëtua nga shembja banesa e prokurores në “Astir”, shpërbleu Veliajn





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 19/02/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka hedhur akuza ndaj prokurores Elizabeta Imeraj, sipas së cilit, Prokuroria është e korruptuar dhe po mbron vendimet korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj.


Në përfundim të seancës gjyqësore për protestën e “Astirit”, e cila u shty, ish-deputeti i Partisë Demokratike,  publikoi një foto të një shtëpie, ku pretendon se është e familjes së prokurores. Sipas projektit ndërtesa duhej shembur, por nuk rezulton e tillë.



Për ish-deputetin ky është një “shpërblim” për favoret që kjo gjyqtare i ka bërë kryebashkiakut Veliajt, duke i mbyllur hetimet për çështjen e pishave.


“Shihni qytetarë të thjeshtë që enden në dyert e gjykatave, mbi 100 çështje për banorët e unazës, kolegë deputetë, gazetar ndaj kriminelëve me këta të fundit që lirohen nga gjykata. Nuk e di se për çfarë më akuzon, fillimisht më thanë ke thyer krahun e një polici, ai është zhdukur në drejtim të paditur. Pse nuk funksion ligji për dhunën ndaj banorëve të bregut të ligjit, kur vidhen 40 mln euro tek Unaza e Re, kur fitojnë tendera korruptiv e partive. këtu nuk ka drejtësi. Unë e kam sjellë kallëzimin penal ndaj Veliajt dhe ia kam dorëzuar në dorë Elizabeta Imerajt, dhe kjo shtëpi e saj e familjeve të saj nuk shembet. Kjo prokurori do hetojë këtë çështje. Si nuk e gjeti ligjin për tenderin fiktiv, si nuk gjen një ligj për kontratat fiktive të Veliaj. Këtu nuk ka gjykata, por një grup banditësh, kriminelësh”, u shpreh Balliu.

Ndërkohë që seanca e tij u shty ish-deputeti Balliu tha se kjo është një mënyrë e Ramës për të ushtruar presion.


Etiketa: , ,

Pas