Politika

KLGJ cakton numrin e kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:28 - 29/01/19 |
mapo.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot, me datë 29.01.2019, mbledhjen e radhës, ku vendosi caktimin dhe publikimin e numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, prej 25 (njëzet e pesë) kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.






Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e 25 (njëzet e pesë) kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.


Përveç përcaktimit të numrit maksimal të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë dhe në funksion të transparencës këtij procesi,Këshilli i Lartë Gyqësor miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Lexo edhe :  Dorëhiqet gjyqtari Tomor Kullolli, kërkesa në KLGJ: Duan pension të parakohshëm




1






Etiketa: , , ,

Pas