Aktualitet

KLGJ hap procedurën për 11 vende vakante në Gjykatën e Lartë, në “sitë” 49 gjyqtarë






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:16 - 26/09/20 |
mapo.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor po verifikon 49 gjyqtarë në total, të cilët kandidojnë për vende të lira në Gjykatën e Lartë, në gjykatat e Apelit si edhe në atë të Posaçme.


Sipas KLGJ, 23 prej kandidatëve synojnë 11 vende të lira në Gjykatën e Lartë. Për 21 prej tyre KLGJ ka përfunduar verifikimin e kushteve ligjore dhe ndërkohë po vijon procedurën për verifikimin e pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.


Në sitën e verifikimit të KLGJ janë edhe 20 kandidatë për 20 vende të lira në Gjykatat e Apelit në vend.



Sipas të dhënave të KLGJ, Gjykata e Posaçme e Apelit dhe e Shkallës së Parë janë më të varfrat në numër kandidatësh. Kështu, për 6 vende të lira në Apelin e Posaçëm ka vetëm 4 kandidatura. Ndërsa në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme, për 6 vende të lira, kanë shfaqur interes vetëm 2 kandidatë.


Për kandidatët e të gjitha vendeve të lira në gjyqësor, që janë pa vetting, KLGJ u ka kërkuar organeve të vetting-ut kalimi i tyre me përparësi në filtrat e procesit të rivlerësimit kalimtar.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas