Miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkesa e gjyqtarit Gjin Gjoni për dorëheqje nga Kolegji Zgjedhor. Përpara dorëheqjes së Gjonit Kolegji Zgjedhor ishte me 7 gjyqtarë, ndërsa tani pas dorëheqjes së tij do mbetet me gjashtë. Mësohet se prej një viti, Gjoni ishte me leje prindërore të miratuar nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Kërkesa për dorëheqje është dorëzuar nga vetë Gjoni në Këshillin e Lartë Gjyqësor.