Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Klientelizëm, luks, braktisje..”/ Teliti: Ja pesë problematikat e buxhetit të qeverisë Rama

by mapo.al
23/10/2020
in Aktualitet, Politika, Video
0

Drejtoti i kabinetit dhe eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti në një deklaratë nga selia blu hodhi akuza në drejtim të qeverisë Rama, lidhur me Projekt buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në emër të PD-së Teliti tha se dëshmi e dështimit të qeverisë është mungesa e vendeve të reja të punës, ndërsa shtoi se “Projekt buxheti 2021 i publikuar dy ditë më parë mund të përmblidhet në pak fjalë, klientelizëm, luks, braktisje, dështim dhe paaftësi.”. Ai evidentoi 5 problematika projektbuxhetit 2021.



DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT TË PD

Të dashur qytetarë.

6 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, pas 7 viteve me mashtrime, taksa të larta, abuzime me fondet publike, tashmë shtohet edhe guri më i fundit në murin e lartë të dështimeve të Edi Ramës.

Projekt buxheti 2021 i publikuar dy ditë më parë mund të përmblidhet në pak fjalë, klientelizëm, luks, braktisje, dështim dhe paaftësi.

Cilat janë 5 problematikat kryesore të evidentuara nëprojektbuxhetin e fundit të kësaj qeverie?

Së pari, qeveria do të gllabëroj të gjithë vlerën e shtuar të ekonomisë me anë të huamarrjes, me anë të borxhit. Vetë qeveria parashikon që Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet me 830 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që po vetë qeveria ka planifikuar deficitin 2021 në plot 890 milionë euro. E gjithë rritja ekonomike praktikisht do të konsumohet nga tafmaja qeveritare për shpenzime jo produktive.

Së dyti, ligjërohet urdhëri “Kap ça të kapësh”.

Për të kryer sa më shumë tendera, për të kapur çdo qindarkë që ka mbetur ne arkën e shtetit, për të prerë shiritat elektorale, qeveria për herë të parë në historinë 30-vjecare, autorizon kryerjen që këtë vit të procedurave të prokurimeve publike të vitit tjetër ende pa u çelur buxheti në janarin e vitit të ardhshëm. Fondet ende nuk janë çelur, por institucionet të prokurojnë me urgjencë – urdhëron Rama.

Së treti, ky nuk është buxheti që mbështet biznesin, asgjë për ta, përkundrazi, rriten me 25 milionë euro detyrimet e tyre për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Së katërti, ky nuk është buxheti i pensionistëve, pasi nuk parashikon rritje reale të pensioneve për mbi 650 mijë pensionistë, e jo më për bonusin e tyre për festat e fundvitit.

Nuk është buxheti i familjeve me ndihmë ekonomike, pasi asnjë qindarkë shtesë nuk do të ketë për ta.
Nuk është buxheti i dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, të harruar tashmë nga qeveria e premtimeve boshe, e cila për vitin e ardhshëm do të financojë vetëm 8 mln euro, tre herë më pak sesa viti 2013.

Dhe së pesti, po jo më pak nga rëndësia, ky nuk është buxheti i njerëzve të thjeshtë, i të papunëve, i sipërmarrësve shqiptarë, por është buxheti i oligarkëve të PPP-ve dhe qeveritarëve të shpenzimeve luksoze.

118 milionë euro për PPP korruptive dhe klienteliste dhe mbi 38 milionë euro për rikonstruksione godinash, pajisje zyrash apo blerje makinash.

Me këto para mund të ndihmoheshin mbi 1 milionë shqiptarë për 3 muajt e parë të 2021 me paketën Basha për daljen nga kriza, paketë e cila ka kosto mujore prej 52 milionë euro.

Edi Rama e ka ndarë mendjen dhe nuk do të ndërmarrë paketën e tretë aq të domosdoshme për ti bërë ballë realitetit të hidhur që po jetojmë, por ama parashikon që të shpenzojë 1.6 milionë euro për rikonstruksionin e godinës kryeministrore.

Edi Rama dhe Erjon Veliaj nuk mendojnë se me çfarëdo të ushqehen të pamundurit, por ama parashikojnë të shpenzojnë 4 milionë euro për ri jetësimin e piramidës.

Këto janë të vërtetat e hidhura të këtij projektbuxheti dështak.

Ama një të mirë e ka. Ky është buxheti i fundit i Ramës, që erdhi me premtime të bujshme se me demek do punonte për njerëzit, por që në asnjë moment nuk mendoi për ta, por vetëm si e si të pasurohet me miqtë e shokët në kurriz të miliona shqiptarëve.

Prandaj në 25 prill, me votën e qytetarëve të lirë, keqqeverisja do marri përgjigjen e merituar dhe ditë më të mira do vijnë për njerëzit e ndershëm të këtij vendi.

Tags: buxheti 2021Dorian TelitiPartia DemokratikeVideo

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
“Ndihem e nderuar”, Oriola Marashi hap shfaqjen e ‘Guess’

"Ndihem e nderuar", Oriola Marashi hap shfaqjen e 'Guess'

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In