PRISHTINË – Një video shokuese është bërë virale në mediat sociale gjatë ditës së djeshme ku tre shtetase shqiptare janë dhunuar fizikisht nga një burrë në kryeqytetin e Kosovës.
Në pamje shihet momenti kur burri vjen me vrap drejt vajzave të reja dhe i qëllon me grushte, shkelma dhe shkop. Dy prej tyre tentojnë të futen brenda, por kur shikojnë që shoqja e tyre po rrihej me shkop dalin për ta mbrojtur, por as ato nuk kursehen nga dhunuesi.
Ndërsa përpiqej të vetëmbrohen në një moment një prej të dhunuarave arrin të shpëtojë nga duart e tij dhe merr një karrige për ta qëlluar, burri largohet me vrap.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë rreth orës 18:00 të pasdites së të mërkurës.
Një prej vajzave të sulmuara tha ka deklaruar se shtetasi me iniciale L.V., që i sulmoi, ishte klient në qendrën e masazhit ku ato punonin.
Sipas të resë, ai kishte kërkuar shërbim ekstra, përveç masazhit, dhe kur vajzat e e refuzuan fillimisht i kërcënon në hapësirën jashtë qendrës së masazhit e më pas i dhunoi.
“Ka kërkuar shërbime të tjera, ka bërë problem dhe na ka kërcënuar me jetë në lokal, dhe kjo është arsyeja e incizimit, me i marr targat e veturës. Pastaj ka ka dalë papritur nga vetura dhe ka ndodhë ajo që ka ndodhë”- u shpreh ajo.
Vajza ka deklaruar se ndihen të pasigurta dhe të frikësuara.
“Ne po ndjehemi vërtetë të kërcënuara”, duam që fotoja të shpërndahet dhe të gjendet personi dhunues. Kur na bëri ne këtë, pa asnjë lloj arsyeje, ku i dihet çka i bën gruas ,të dashures ,ose çka ka bërë dhe më përpara”, u shpreh ajo.
Ndërkohë policia e Kosovës ka reaguar pas ngjarjes duke thënë se: “Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”.
Mirëpo, mëngjesin e kësaj të premte, mësohet se është dorëzuar në polici autori i dhunës. Ndaj tij rëndojnë disa akuza të cilat i janë komunikuar në komisariat bashkë me masën e ndalimit policor.