Aktualitet

Klima e Biznesit/ Rama: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e BB





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:30 - 29/10/14 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar raportin e publikuar dje nga Banka Botërore, sipas të cilit Shqipëria është përmirësuar me 6.3 pikë për lehtësinë e të bërit biznes.


Rama shprehet se ky është një lajm i mirë për ata që duan Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes, duke theksuar se vendi ynë është ngjitur me 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore.


“Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes”, shkruan Rama në Twitter.



BB: Klima e biznesit u përmirësua më 2013


Në raportin e sapobotuar mbi lehtësinë e të bërit biznes, Banka Botërore thekson se në Shqipëri, ky tregues është përmirësuar me 6.3 pikë, ndërsa në Kosovë, me 1.8 pikë.

banka boteroreRaporti vjetor mbi praktikat më të mira për klimën e biznesit arrin në përfundimin se gjatë vitit të kaluar, qeveritë në shkallë globale vazhduan të vënë në zbatim reforma të gjera për të përmirësuar sistemin rregullator në ndihmë të klimës për biznes. Raporti thekson se ekonomitë që arrijnë përmirësim si në procedurat rregullatore, ashtu edhe në forcimin e institucioneve që mbështesin tregtinë, biznesin dhe sipërmarrjen e hapur, mundësojnë rritje dhe zhvillim më të fuqishëm. Në kapitullin për Shqipërinë, raporti thekson se u përmirësuan kushtet për hapjen e një biznesi të ri, me uljen e tarifave të regjistrimit të biznesit. Po ashtu, raporti identifikon përmirësime në sektorin e ndërtimit, ku nënvizon se ka rifilluar nxjerrja e lejeve të ndërtimit, si dhe janë konsoliduar në një dokument të vetëm lejet për truallin dhe për ndërtimin. Gjatë vitit të kaluar raporti vëren përparim edhe në transferimin e pasurisë, me vendosjen e afateve kohore dhe dixhitalizimin e dokumentacionit për pasuritë e patundshme. Banka ngre gjithashtu problemin e rritjes së kostos së operimit për kompanitë, të cilave u është rritur norma e taksimit mbi të ardhurat e biznesit. Raporti arrin në përfundimin se klima e zhvillimit të biznesit në Shqipëri është përmirësuar me 6.3 pikë. Ky është viti i 12-të që Banka Botërore nxjerr një raport mbi klimën e zhvillimit të biznesit. Raporti i parë doli në vitin 2003. Ky raport vlen si një analizë e rregulloreve në nivel mikro-ekonomik për të ofruar një pasqyrë të klimës së biznesit. Raporti përqendrohet në rregulloret për bizneset e vogla dhe të mesme, duke analizuar 10 indikatorë: hapjen e një biznesi, nxjerrjen e lejeve të ndërtimit, shërbimin elektrik, regjistrimin e pasurisë, marrjen e kredive, mbrojtjen e investitorëve pakicë, pagimin e taksave, tregtinë ndërkufitare, zbatimin e kontratave dhe procedurat e kompensimit të kreditorëve.

 



Pas