Aktualitet

Klip i ri? Ç’po kurdisin bashkë Fation Kuqari dhe Fifi?!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:47 - 20/01/21 |
mapo.al

Fationi dhe Fifi po sjellin një projekt bashkë?! Nuk e dimë nëse ata njiheshin para pjesëmarrjes së Fationin në dating show, por disa story të këngëtares kanë ngjallur goxha dyshime se ata kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor të këngëtares.



Fifi postoi fillimisht një video në Instastory, ku shihej duke kënduar këngën e saj që pritet ta lançojë së shpejti “Maniac”, duke i bërë tag Fationit.


Më pas, ajo realizoi një bashkëbisedim me ndjekësit dhe u pyet se pse i ka bërë tag Fationit. “Sepse është maniak!”- u përgjigj Fifi.



Si duket, ai do jetë protagonist në klipin e saj të ri. Deri tani ende s’ka detaje lidhur me datën e publikimit të këtij projekti, por duket se s’është shumë larg.




Disa ditë më parë, Fifi njoftoi se ka gati jo një por dy këngë dhe e paska bërë zgjedhjen e saj se cilën prej tyre të publikojë më parë.

Nga ana tjetër, Fation u tërhoq të hënën nga gara, pas një sherri me një tjetër konkurrent. Nëpërmjet një postimi në Instastory ai ka bërë me dije se s’do jetë më pjesë e formatit, nisur nga intrigat, mashtrimet apo dyfytyrësitë e konkurrentëve të tjerë.

201


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas