Aktualitet

Klipi zyrtar i këngës “How to be lonely” i Rita Orës, do të vijë me skena provokuese








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:07 - 25/03/20 |
mapo.al

Artistja shqiptare, e njohur dhe ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka pak kohë që ka publikuar këngën e saj më të re “How to be lonely”.


Këngëtarja ka publikuar deri më tani versionin audio të këngës në YouTube si dhe versionin “dance video”, ku shfaqet teksa interpreton këngën e saj nën një koreografi me shumë valltarë.


Tani ajo ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të publikojë edhe klipin zyrtar, në të cilin do të vijë me skena mjaft atraktive dhe provokuese.

Rita publikoi të mërkurën për 16.1 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video të shkurtër, që paralajmëron klipin “How to be lonely”. Traileri e shfaq Ritën në skena mjaft provokuese e lyer me ar, teksa tregon linjat e saj atraktive trupore.

Rita Ora ka qenë mjaft aktive muajve të fundit, teksa përveç muzikës është marrë edhe me aktrim, duke luajtur në filmin “Twist”, dhe me television, duke marrë pjesë si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer”.

 

 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas