fbpx

Sport

Klopp “i përulet” Napolit, tani sfidon mallkimin që zgjat nga 2016





               Publikuar në : 16:00 - 20/09/19 |
mapo.alm

“Nëse shikojmë performancën e përgjithshme, nuk ishte një ndeshje tipike nga ato, që zakonisht humben. Ne luajtëm mirë, u treguam të pjekur kundër një kundërshtari të vështirë”. Jurgen Klopp kthehet të flasë për disfatën e mesjavës në “San Paolo”, për llogari të Ligës së Kampionëve, duke përsëritur se ka pak, ose aspak për t’i qortuar të tijtë:


“Nuk është e mundur të mbizotërosh një ndeshje kundër Napolit, sepse është një ekip i shkëlqyeshëm, me lojtarë të mirë në mbrojtje dhe mesfushë. Nuk është një kundërshtar që mund ta mundësh lehtë, t’i shënosh dy, ose tre gola”.



Megjithatë, fleta është kthyer. “Reds” po mendojnë për sfidën e radhës në Premier League. Trajneri Klopp shpalos objektivin: “Duam të bëjmë mirë kundër Chelsea. Të dielën luajmë në “Stamford Bridge”, një fushë e vështirë. Jemi në një moment të mirë dhe duam ta zgjasim serinë e rezultateve pozitive në kampionat.


E di që Liverpool nuk fiton në fushën e bluve nga shtatori 2016. Nuk është gjë e mirë, por kjo nuk më rëndon mua. Ne do të përpiqemi ta ndryshojmë këtë prirje. Do të shkojmë atje për të marrë rezultat pozitiv. Chelsea është një ekip i fortë, më kujton Borussia-n time të parë”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas