Liverpool iu gëzua fitores dramatike 3-2, në fushën e Newcastle dhe kanë ende shpresë për titullin kampion në Angli. Mirëpo dëmtimi i Mohamed Salah dhe largimi i tij me barrelë jashtë fushe krijoi frikë edhe pse në fund të ndeshjes trajneri Klopp tha se gjendja e tij duket mirë, gjithsesi do të duhet një kontroll më i detajuar për të përcaktuar nëse sulmuesi egjiptian do të jetë në gjendje të luajë për ndeshjen e së martës mbrëma.
Ndërkohë Roberto Firmino është zyrtarisht jashtë listës së trajnerit gjerman, pasi sulmuesi brazilian vuan sërish nga dëmtimi i mëparshëm dhe ndaj Newcastle nuk u përfshi në grumbullim, e njëjta gjë do ndodhë edhe ndaj Barcelonës. Në vend të tij mund të aktivizohet Origi ose Sturridge.
Me rezultatin 3-0 në disavantazh dhe pa Firmino e Keita (të dëmtuar), Liverpool e ka gjithnjë e më të vështirë të mendojë për një surprizë ndaj katalanasve.