Policia ka arrestuar Mine dhe Aida Lezin, nënë e bijë, të cilat akuzohen për vrasjen e Ylber Lezit, kryefamiljarit të tyre sot në Gurrë të Vogël. Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar ulërima në banesën e viktimës. Ata kanë tentuar të futen në banesë, por janë përballur me rezistencë nga e zonja e shtëpisë. Pasi ka mbërritur policia, është futur me forcë në banesën e Lezit, duket gjetur trupin e pajetë të Ylberit, me shenja dhune në trup. Ajo çka mësohet është se familja Lezi jetonte në kushte të rënduara ekonomike, në skamje
Fillimisht nënë e bijë u shoqëruan në komisariat
Pas konstatimit të trupit të pajetë të Ylber Lezit, policia ka shoqruar në komisariat Mine dhe Aida Lezin, nënë e bijë, për veprime të mëtejshme hetimore. Më pas autoritetet kanë bërë të mundur dokumentimin me prova, se nënë e bijë, kanë vrarë në bashkëpunim me njëra-tjetrën Ylber Lezin, duke e goditur për vdekje me sende të forta. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Dëshmitë e fqinjëve
Fqinjët e familjes, bëjnë me dije se kanë dëgjuar ulërima një natë më parë në banesën e familjes Lezi. Pas kësaj, ata kanë njoftuar policinë se diçka po ndodhte. Ata bëjnë me dije se viktima, ishte përdorues i alkoolit. Sa i përket vajzës dhe gruas së viktimës, ata thonë se bashkëshortja e Ylberit vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa vajza 21 vjeçe vuante nga depresioni. Më tej, ata shprehen se dy personat në fjalë, nuk kuroheshin me ilaçe.
Ç’thotë Policia
Sipas autoriteteve, janë arrestuar nënë e bijë, pasi akuzohen se kanë goditur për vdekje me sende të forta kryefamiljarin. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i Mine Lezit, 51 vjeçe dhe Aida Lezit, 21 vjeçe (nënë e bijë). Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme Ylber Lezit. “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare “.-thotë Policia. /Gazeta Mapo/
LEXO EDHE:
Vrasja e Lezit në Klos, fqinjët: Gruaja dhe vajza të sëmura, kishin probleme