KLP, qëndrim të ndrojtur kundër presionit qeveritar mbi Prokurorinë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi se qëndrimet e drejtuesve të qeverisë mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e procesit gjyqësor ndaj shefit të Kadastrës së Durrësit dhe u kujtoi atyre që mund t’i denoncojnë rastet e dyshuara në institucione.

Nga Aleksandra Bograni, BIRN

Në një qëndrim të ndrojtur për mediat, Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi të hënën se i kishte ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit dhe vëren se “deklarime të tilla mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu referua kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Erion Braçe me termin “deklaruesit” dhe u kujtoi atyre që të denoncojnë si çdo subjekt tjetër në Prokurorinë e Krimeve të Rënda apo Prokurorinë e Përgjithshme të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës.

Në anën tjetër, KLP u bëri thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës që të vijojnë punën me përgjegjshmëri për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

“Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe institucioneve të ngarkuara nga ligji në dhënien e drejtësisë,” thuhet në njoftimin për shtyp të KLP-së.

Reagimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë pason një seri kërcënimesh dhe sulmesh nga drejtuesit më të lartë të ekzekutivit në adresë të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, pasi ky i fundit urdhëroi javën e shkuar arrestimin e kreut lokal të Kadastrës, Liridon Pula për “shpërdorim detyre”. Masa e sigurisë e kërkuar nga Ndoja për kreun e Kadastrës u pranua të premten nga Gjykata e Durrësit.

Rama dhe Braçe e akuzuan njëri pas tjetrit Ndojën se kishte ushtruar shantazh për llogari të organizatave kriminale ndaj drejtuesit të Kadastrës së Durrësit dhe paralajmëruan ndëshkimin e tij nga vetingu.

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” tha Rama të hënën gjatë një takimi me qytetarë të transmetuar në ERTV.

“Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë jo për këtë çështje, por për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet,” deklaroi zv.kryeministri Braçe pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për Pulën.

Kjo nuk është hera e parë që prokurori Ndoja ndodhet në qendër të akuzave. Pak më shumë se një dekadë më parë ai është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u hodhën poshtë. Ndoja është akuzuar gjithashtu publikisht  nga avokati Ilia Ilia për dhunën e ushtruar ndaj tij në dalje të Gjykatës së Durrësit një javë më parë.

Neni 7 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë sanksionon se sistemi i qeverisjes në Shqipëri bazohet në ndarjen dhe balancimin midis pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Te treja degët e pushtetit janë të ndara dhe të dallueshme nga njëra-tjetra.

Megjithë të kaluarën e debatueshme të Ndojës, sulmet e dy përfaqësuese më të lartë të ekzekutivit ndaj një zyrtari të sistemit të drejtësisë ka ngritur shqetësim për “presion qeveritar” mbi një çështje gjyqësore në vazhdim si dhe sistemin e drejtësisë në tërësi.




Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252