Aktualitet

KLP shtyn mbledhjen për zgjedhjen e Kryeprokurorit, ja arsyeja






               Publikuar në : 11:29 - 23/09/19 |
mapo.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritej të miratonte sot, në një mbledhje që ishte parashikuar të niste në orën 12:00, listën e kandidatëve qё kanё shprehur interes pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm.


Përmes një lajmërimi në faqen zyrtare, bëhet me dije se mbledhja e KLP-së do të shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10:00, për shkak se deri më tani, nuk ka mbërritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose jo, të vendimit të KPK për kandidatin Olsian Çela.



Katër janë kandidatë që kanë shprehur interesin për detyrën e kryeprokurorit: Arta Marku (kryeprokurore në detyrë), Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.


Etiketa: , , ,

Pas