Aktualitet

KLSH-KLP, drejtuesit takim për rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 22/09/20 |
mapo.al

Gjatë paradites së sotme, 22 shtator 2020, në ambientet e KLSH u takuan drejtuesi i KLP-së, z. Gent Ibrahimi si dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu.


Ky takim u bë në funksion të rritjes së bashkëpunimit dhe kordinimit të punës mes KLSH dhe Prokurorisë.


Z. Shehu dhe z. Ibrahimi, në prani edhe të z. Vatë Staka, anëtar i KLP-së, folën për të rritur vëmendjen e punës së audituesve të KLSH në konstatimin e shkeljeve të ligjit dhe përgatitjen me profesionalizëm të kallëzimeve penale në këto raste.



Ata shprehën vullnetin e përbashkët për shkëmbim informacioni të dyanshëm që bashkëpunimi të jetë konkret në evidentimin e problematikave.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas