fbpx

Aktualitet

KLSH: Në Shqipëri hyjnë ilaçe me cilësi të dobët dhe afër skadencës





               Publikuar në : 17:26 - 19/07/19 |
mapo.al

Ndryshimet në ligj kanë ulur cilësinë e barnave që vijnë nga jashtë. Është kjo një nga gjetjet e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Heqja e detyrimit ligjor për importin e medikamenteve të prodhuara në vendet e Ballkanit që ato të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së”, duke u mjaftuar vetëm që të kenë regjistrim lokal në vendet e origjinës, e kanë ekspozuar publikun shqiptar ndaj barnave të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE-së në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave”.


KLSH vëren se për shkak të ndryshimit të ligjit u dyfishua importi i barnave nga Turqia, të cilat në 2018-n zunë 11% të totalit. Një tjetër vërejtje e KLSH është mënyra jo e duhur e mbajtjes dhe qarkullimit të barnave nga ana e farmacive.



“Sistemi i farmako-vigjilencës është pothuajse inekzistent në veprimtarinë e tij duke mos pasur fare ndikim në garantimin e sigurisë së barnave në vend. Shërbimet farmaceutike pranë spitaleve vazhdojnë të jenë të paakredituara dhe në kushte jo optimale të sipas praktikave të ruajtjes dhe qarkullimit të barnave”.


Raporti i KLSH thotë se edhe spitalet publike vijojnë të marrin barna jashtë afatit të skadencës, si rezultat i planifikimeve të gabuara dhe të keqmenaxhimit të tyre.

“Në QSUT konstatohen raste kur futen barna të cilët janë në prag të skadencës. Ekziston një urdhër i ministrit, që nuk duhet të importohen barna, afati i përdorimit i të cilëve është më pak se gjysma e afatit deri në sakdencë. Ndërkohë që ne kemi hasur në importin e një medikamenti me vlerë 3.5 milionë lekë të reja, që kishte më pak se gjysmën e afatit të përdorimit deri në sksadencës”, tha Renald Muça, drejtor i departamentit të auditivit të performancës në KLSH. Bëhet fjalë për Duopopa, një xhel që përdoret tek pacientet me parkinson. Në farmacinë e QSUT është gjetur një sasi prej 182 copë, që skadonin për 2 muaj.

Kështu, rritet stoku i barnave të skaduara, duke favorizuar në këtë rast kompanitë farmaceutike. Pasi sipas KLSH, QSUT ka përdorur një fond prej 90 mijë euro vetëm për asgjësimin e barnave të skaduara. Një tjetër shkelje që konstaton KLSH dhe që të çon në dyshime të forta për abuzim, është gjetja e sasive të konsideruara të baranave të dhuruara me pullën e dhe çmimin për tregun e hapur farmaceutik

“Në listën e barnave të regjistruar në AKBPM ka brana të cilët regjistrohen vetëm si përdorim spitalor dhe nga një sondazh që ne bëmë në farmacinë qendrore në QSUT, konstatuam se barna të cilat ishin vetëm për përdorim spitalor në regjistrin e AKBPM-së, në fakt kishin pullën e tregut të hapur. Që do të thotë se janë barna që nuk janë etiketuar, nuk janë vulosur siç duhet nga AKBPM-ja. Një rast tjetër ishte për një barn i dhënë donacion, që ky duhej të vulosej me kullën përkatëse “donacion”, ishte me pullën e tregut të hapur”, shprehet Renld Muça.

Kontrolli i Lartë i Shtetit të gjitha shkeljet e konstatuara do t’i referoje pranë organit të prokurorisë.


Etiketa: , , , , , ,

Pas