Aktualitet

KLSH, rritet arkëtimi i dëmshpërblimeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 12/03/12 |
mapo.al

Rritet arkëtimi i gjobave dhe dëmshpërblimeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas të kalkulimeve të Open Data, raporti mesatar i vlerës së rekomanduar për zhdëmtim me vlerën e zhdëmtuar faktikisht për periudhën 2005-2010 është 42,82%. Raporti më i vogël i zhdëmtimit është në vitin 2006, ku vetëm 15,22% e dëmit të kryer është arkëtuar, ndërsa raporti më i lartë i zhdëmtimit është në vitin 2008, ku 68% e dëmit total është arkëtuar. Në vitet 2009-2010 masa e zhdëmtimit të dëmit ekonomik paraqitet konstante 49%. Vlera e rekomanduar për zhdëmtim në vitin 2005 ka qenë në masën 94,5% e dëmit total ekonomik, më 2006 në masën 99,12% e dëmit, në vitin 2007 në masën 99,98% e dëmit, ndërsa në vitet 2008, 2009, 2010 vlera e rekomanduar për zhdëmtim ka qenë në masën 100%, pra gjithë dëmi ekonomik është rekomanduar të zhdëmtohet. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka si objekt zhdëmtimin e abuzimit ekonomik. Gjithashtu KLSH jep masa për dëmshpërblimin e dëmit ekonomik që  synojnë zbutjen e dëmit nëpërmjet arkëtimit të mjeteve monetare nga subjektet që kanë kryer shkelje financiare. Krahas këtyre masave jepen dhe masa organizative dhe administrative-disiplinore që synojnë përmirësimin e gjendjes.






 


 







1








CLOSE
CLOSE
Pas