Aktualitet

KLSH vendos në filtra BKH/ Ja për çfarë do të auditohet institucioni i ri









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:39 - 19/01/21 |
mapo.al

Institucioni i cili pritet të jetë “dora e fortë ndaj të fortëve” do të kalojë më parë në filtrin e shpenzimeve ekonomike që janë realizuar për të.



Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një audit në ministrinë e Brëndshme dhe shpenzimet e kryera për institucionin e rëndësisë së lartë.


Objektivi i këtij auditi do të jetë investimi në strukturën e Byrosë së Hetimit duke nisur nga ndërtesa, mobilimi, armët e zjarrit dhe paisjet e tjera. Edhe pse investimi është kryer në klasifikimin si “sekret”, KLSH ka autoritetin për t’i kontrolluar këto investime.




Nga KLSH pritet të realizohet një analizë e plotë e shpenzimeve për investimet e kryera nëse ka pasur shkelje apo jo. Një ditë më parë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në ambientet e KLSH.



Në qendër të takimit ishte diskutimi për fusha me rëndësi të veçantë në të cilat do të fokusohet procesi i punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në vazhdimësi.


Nuk dihet nëse gjatë takimit është folur mbi auditin e nisur nga KLSH, por takimet e fundit me drejtuesen e Byrosë e Kombëtare të Hetimit dhe Kreu e SPAK tregojnë një bashkëpunim të ngushtë mes këtyre institucioneve.

1


Etiketa: , , ,

Pas