Aktualitet

Klubet i japin fund bojkotit, Superiorja starton të mërkurën e ardhshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:27 - 29/10/20 |
mapo.al

Ditën e mërkurë, datë 4 nëntor, rinis Kategoria Superiore, ndërsa këtë të dielë nis Kupa e Shqipërisë, duke i dhënë fund kështu edhe bojkotit disa-javor të futbollit në vend.


Lajmin e ka dhënë pak minuta më parë presidenti i FSHF-së, Armand Duka në krah të kreut të Ligës Profesioniste të Futbollit, Ervin Libohova.


Sipas Dukës, bojkoti i kampionatit ka dhënë tashmë frytet e tij.



“Një ndërprerje kaq e gjatë i bën dëm futbollit dhe futbollistëve. E vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, që do të jetë turni i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që ditën e diel fillon kampionatin. Bojkoti dha efekt. Jemi në rrugë të mbarë. Kam pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Ka dakordësi për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment.


Lexo edhe :  Vokshi në Kryevidh të Rrogozhinës: Shkolla e rrënuar, pasqyra e dështimit të Ramës me arsimin

Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosë ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që ti përgatisim të mërkurë”, u shpreh ndër të tjera Duka.


Kujtojmë se këtë fundjavë rinis Kategoria e Parë dhe e Dytë e futbollit.


Etiketa: , , ,

Pas