Kapiteni i Derby Country, Richard Keogh ka mbyllur sezonin para kohe, për shkak të një aksidenti ku u përfshi me makinë, teksa ai ishte pasagjer dhe në timon ishte shoku i tij i skuadrës, Tom Lawrence.
33-vjeçari ka marrë një dëmtim të rëndë në gju dhe nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë deri në fund të sezonit.
Derby County captain Richard Keogh is out for the season – after being injured in a car crash.
The 33 year-old was a passenger in the car that Tom Lawrence was driving on Tuesday night.
Keogh has severely injured his knee. pic.twitter.com/KTKNWZPdwU
— BBC Radio Derby (@BBCDerby) September 26, 2019
Aksidenti ishte një ngjarje e rëndë për klubin anglez, që nxori për një darkë lojtarët dhe stafin e ekipit, por një pjesë e lojtarëve kanë ndenjur duke pirë pas darkës dhe më pas kanë refuzuar t’i dërgojnë në shtëpi, duke marrë makinat e tyre dhe u larguan.
Në aksident u përfshinë dy makina, një Range Rover Sport i drejtuar nga Tom Lawrence dhe një Mercedes GLC i drejtuar nga futbollisti tjetër Mason Bennett. Të dy këta janë arrestuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimin e aksidentit, ku për pasojë u dëmtua futbollist Keogh.
Pasoja tepër të rënda për klubin e Championship, që tani duhet të bëjë llogaritë pa disa lojtarë të tyre, për të cilët është komunikuar se do të ketë ndëshkime tepër të ashpra.