Aktualitet

Klubi si kolateral, marrëveshja e pronarëve, Inter peng i kompanisë “Alibaba”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:22 - 06/01/21 |
mapo.al

Ndërsa Inter po kalon një nga momentet më të mira në kampionatin italian, në krye të klasifikimit së bashku me Milanin, mediat italiane kanë zbuluar se klubi zikaltër, në pronësi të Zinhdong Zhang, mund të cenohet në rast se ky i fundit do të falimentojë apo do të detyrohet të shesë aksionet.



Me pak fjalë, Inter mbetet peng i kompanisë së mirënjohur tregtare që operon “online” Alibaba. Një marrëveshje tregtare e vitit 2015 midis Zhang dhe kompanisë në fjalë përfshiu gjithashtu edhe klubin milanez me “Suning”, grupin që ka në pronësi Interin, që vendosi të bashkëpunoje për qëllime normale biznesi dhe pa ndikim në zhvillimin komercial.


Sipas asaj që raporton Corriere della Sera zbulohet se më 4 dhjetor pronari i Inter, Jindong Zhang, dhe djali i tij Kangyang , president i kompanisë, i dhanë grupit Alibaba, pronat të familjes, në këtë rast klubin si kolateral në marrëveshjen e arritur.

Lexo edhe :  Italia 'mban frymën', sonte luhet Inter-Juventus


Situata komplikohet edhe më shumë për faktin që Xhek Ma, pronar i “Alibaba” dhe sipërmarrësi i profilit të lartë në Kinë nuk është shfaqur në publik që prej fundit të tetorit, ku në një forum në Shangai kritikoi sistemin rregullator të vendit komunist në një fjalim që e bëri të përplasej me zyrtarët kinezë.



Edhe pse Suning zotëron gjithashtu të drejtat e transmetimit të futbollit italian në Kinë dhe ekipin kampion të vitit 2020 Jangsu, pronarët aziatikë panë të arsyeshme vendosjen e klubit italian si garanci në rast dështimi të biznesit të tyre.


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas