Aktualitet

KMSH: Të enjten Fitër Bajrami, falja në sheshin “Skënderbej”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:00 - 11/05/21 |
mapo.al

Edhe këtë vit, Fitër Bajrami do të falet këtë të enjte në sheshin “Skënderbej” në qendër të kryeqytetit.






Një gjë të tillë e ka bërë me dije Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke shtuar se falja do të nisë në orën 05:40 dhe do të përfundojë në 06:20.


“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.







Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20. Programi i Fitër Bajramit, Data: 13.05.2021, Dita: E enjte, Ora: 05:40-06:20, Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë.




Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila. Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj.



Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu. Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica.

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz. Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli” – thuhet në njoftim.

1


Etiketa: , ,

Pas