Kryesore

‘Koalicionet s’do ndryshojnë’/ Rama-Bashës: Se sa për qind do hapen listat, diskutohet pas 30 korrikut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 24/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur propozimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të vijuar dialogun në Këshillin Politik, por me kushtin që listat të jenë 100% të hapura.


Përmes një mesazhi në Twitter, Rama, duke i kthyer përgjigje Bashës, theksoi se koalicionet parazgjedhore nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë.


MESAZHI I RAMËS
Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton😀
Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!

Lexo edhe :  Rama: Flamuri jonë në atdheun tonë të lirë. Rroftë flamuri. Rroftë Shqipëria!


LEXO EDHE: 


Reforma Zgjedhore/ Zbardhet qëndrimi i Opozitës së Bashkuar: 100% lista të hapura



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas