Kryesore

Koalicioni/ Basha: Bisedimet vazhdojnë, do ketë deklaratë nga grupi negociator









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:02 - 18/01/21 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se po vazhdojnë negociatat me aleatët dhe shumë shpejt do të ketë një deklaratë nga grupi negociator.



Këto deklarata kreu i PD i bëri mesditën e sotme teksa po hynte në selinë e partisë demokratike.


“Negociatat vijojnë. Do ketë deklaratë nga grupi negociator”, u shpreh shkurtimisht Basha.




Aktualisht grupi negociator i selisë blu i kryesuar nga Edi Paloka, Gazmend Bardhi dhe Alfred Rushaj po vijon negociatat me Partinë Republikane dhe PDIU.



Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi i kanë dërguar në tryezë shifrat e e mbledhura nga historiku i votave për forcat e tyre politike në zgjedhjet e shkuara duke pretenduar më shumë mandate të sigurta në 25 prill.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas