Koalicioni global për mbrojtjen e arsimit nga sulmet ka nxjerrë një raport muajin e kaluar për mbrojtjen e institucioneve, studentëve dhe stafit akademik nga veprimet e dhunshme.
Organizata është shprehur se shtetet duhet të sigurojnë që universitetet të jenë hapësira ku profesorët dhe studentët të jenë të sigurt për të dhënë mësim, për të mësuar për të bërë kërkim shkencor dhe të jenë të lirë nga kërcënimet e mirëqenies së tyre fizike dhe psikologjike.
Universitetet dhe stafi i tyre akademik e studentor kanë përjetuar dhunë, abuzim dhe kërcënim në thuajse 40 shtete mes janarit 2009 dhe shkurtit 2013, sipas raportit “Autonomia institucionale dhe mbrojtja e arsimit të lartë nga sulmet”.
Është porositur nga Koalicioni global për mbrojtjen e arsimit nga sulmet, e cila sjell bashkë Këshillin për Mbështetjen e Akademikëve refugjatë, Observatorin e të drejtave të njeriut, Institutin e Fondit të shpëtimit të akademikëve të arsimit ndërkombëtar, rrjeti i akademikëve në rrezik, Mbrojtja e arsimit në pasiguri dhe konflikte të armatosura, organizata ndërkombëtare “Shpëtoni fëmijët”, UNICEF dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR.
Rastet më të këqija
Në Siri, 80 studentë janë vrarë dhe rreth 200 kanë mbetur të plagosur në bombardime ndërsa jepnin provimet në Universitetin e Alepos janarin e shkuar, dhe 12 të tjerë u vranë dhe 20 u plagosën kur një bombë goditi kafenenë e Universitetit të Damaskut marsin e shkuar.
Më 29 shtator, 40 studentë nigerianë vdiqën në Kolegjin shtetëror të Agrikulturës në Jobe kur njerëz të armatosur nga grupi islamik Boko Haram, sulmuan fjetoret e tyre ndërsa studentët flinin.
Në Pakistan, grupet nacionaliste Balok u implikuan në vrasjen e akademikëve universitarë dhe qeveria ka bërë shumë pak për kapjen e vrasësve, thotë raporti.
Në Filipine, forcat ushtarake të shtetit mbyllën universitetet pas sulmeve të patrullave të armatosura në Kampusin e Universitetit shtetëror të Mindanaos.
Dhe në Sri Lanka, shteti përdori pretendimet për përfshirjen e studentëve në kryengritje për të vendosur kamera monitoruese në kampuset dhe për të arrestuar studentë protestues jo të dhunshëm.
Nëpër këto rajone, sulmet e dhunshme dhe shtrënguese në arsimin e lartë duket se janë ndezur nga një përzierje protestash të studentëve apo pedagogëve, ndërhyrjet e shtetit ose interferencat nga grupe jo shtetërore.
Raporti gjithashtu ka cituar konfliktin në Irak, sipas raportit të IIE-SRF ka rezultuar në shenjestrimin dhe vrasjen e më shumë se 550 profesorëve, shkencëtarëve dhe administratorëve në 11 vitet e fundit.
Koalicioni global për mbrojtjen e arsimit nga sulmet ka theksuar rastin e dy profesorëve pakistanezë të vrarë në provincën e Balokistanit; një seri demonstratash që protestonin për ndalimin e mbulimeve islamike të kokës, që përfundoi në mbylljen e dhunshme të klasave të Universitetit tunizian të Manubës dhe arrestimin e profesorit dhe studentët të Universitetit të Zimbabvesë në përgjigje të një shfaqjeje të filmit dhe një leksioni mbi pranverën Arabe.
Në vende si Amerika Latine, me qeveritë që mbajnë njëkohësisht më shumë autoritet ligjore për të ndërhyrë dhe duke qenë më të prirur për ta bërë këtë, autonomia institucionale është shumë e ulët. Forcat e sigurisë së shtetit kanë ndërhyrë në kampuse për të vendosur mbikëqyrje, kanë arrestuar studentë dhe pedagogë dhe kanë shtypur me dhunë protesta.
Në Botsvana, drejtoria e inteligjencës dhe sigurisë e krijuar më 2008-ën, pjesërisht në përgjigje të demonstratave studentore është lidhur me rrëmbimin aktivistëve studentorë dhe kërcënimet me vdekje të kritikave të akademikëve dhe pedagogëve për politikat e qeverisë.
Autonomia institucionale
Sipas raportit, autonomia institucionale është një kusht i njohur ndërkombëtarisht i cilësisë më të mirë të arsimit të lartë. Shtetet që pranojnë autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, mbrojtjen e funksioneve akademike kundër interferencave të jashtme dhe maksimizimin e rezultateve arsimore dhe kërkimore.
Kjo gjithashtu ndihmon në ndarjen e arsimit të lartë nga politizimi dhe manipulimi ideologjik, duke çimentuar një tablo të hapësirës së arsimit të lartë si “jashtë kufijve” për forcat shtrënguese dhe të dhunës.
Prandaj autonomia ka një funksion mbrojtës, duke i ruajtur institucionet e arsimit të lartë dhe stafin e tyre kundër sulmeve të aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë.
Për shembull, arsimi i lartë europian sot përgjithësisht gëzon nivele të lartë të autonomisë institucionale dhe sigurisë fizike më shumë sesa në zona të tjera të botës, përfshirë ndoshta edhe ShBA-në.
Një raport i vitit 2010 nga Shoqata e Universiteteve Europiane, e cila ka rankuar 29 sisteme të arsimit të lartë Europian, sipas nivelit të autonomisë që kanë në katër dimensione, ka dëshmuar mbi zhvillimin e lartë të kuptuarit të autonomisë në rajon ashtu si edhe përpjekjet e të gjithë sektorit për të kuptuar, matur dhe promovuar atë.
Por kjo nuk do të thotë se arsimi i lartë europian është i lirë nga presionet në autonominë institucionale, por rreziqet janë më shumë rreth çështjeve të ndërhyrjes së shtetit përmes tërheqjes së mbështetjes financiare apo vendosjen e kufizimeve të reja apo kërkesave për mbështetjeve që sigurohen, ka zbuluar Koalicioni global.
Në Francë dhe Itali, për shembull shtetit siguron mbështetje domethënëse për arsimin e lartë dhe kontrollin praktikat e punësimit, emërimet e stafit administrativ të universitetit dhe ndryshimet në infrastrukturë, të gjitha këto ndikojnë në cilësinë dhe llojin e kërkimit të ndjekur nga institucionet.
Në Danimarke, sistemi i arsimit të lartë është shumë i përqendruar te shteti. Megjithëse ka shumë mekanizma që e kufizojnë përfshirjen politike në vendimet rreth kurrikulave, numrit të kurseve dhe gjatësisë kohore të nevojshme për diplomim, shteti ka një sistem pikësh për vlerësimin e produktivitetit të kërkimit që lidhet me shpërndarjen e financimeve të ardhshme.
Ndërsa këta shembuj mund të kenë qëllim përmirësimin e funksioneve të arsimi të lartë, përfshirë efikasitetin, cilësinë dhe sasinë e kërkimit, ato mund të kërcënojnë gjithashtu autonominë institucionale dhe lirinë akademike, ka argumentuar raporti.
Si të tilla, ato munden më shumë të dëmtojnë sesa të përmirësojnë duke i ekspozuar institucionet ndaj ndërhyrjeve të mëtejshme dhe më të mëdha në të ardhmen.
Megjithatë këta shembuj nuk rezultojnë e as nuk shfaqen për të kontribuar ndaj llojeve të sulmeve të dhunshme fizike në institucionet e arsimit të lartë dhe personale që përjetohen në mënyrë të vazhdueshme në vende të tjera.
Rekomandimet
Në raport rekomandohen hapat që qeveritë duhet të marrin për parandalimin e sulmeve ndaj studentëve dhe pedagogëve.
Është thënë se siguria në kampuse mund të forcohet nga shteti, të ndihmojë institucionet për të zhvilluar struktura më të forta dhe të pavarura të sigurisë, duke marrë veprim për të parandaluar sulmet nga të tjerët, monitorimin e sulmeve dhe vënien përpara përgjegjësive atyre që janë përgjegjës për sulmet.
Është thënë gjithashtu për të siguruar lirinë dhe autonominë institucionale të insituteve të arsimit të lartë, veprimtarive të tyre udhëzimet dhe kërkimi duhet të jenë të lira nga interferencat nga palë të tjera dhe aktorë jo shtetërorë.
Këto liri do të mbrojnë universitetet dhe stafin e tyre nga akuzat e lidhjes me agjenda të ndonjë grupi të veçantë politik, etnik apo sektar.
Sulmet në arsimit e lartë shkatërrojnë sistemin arsimor si të tërë, drejt e në nivelin fillestar. Një sektor i fortë i arsimit mbështetet te mësimdhënësit e trajnuar dhe kërkimi i bërë në universitete”- është shprehur Diya Nijhowne, drejtori i koalicionit.
Ruajtja e një arsimit të lartë të fortë duke siguruar që universitetet janë të mbrojtur dhe të lirë nga manipulimet politike është thelbësorë për zhvillimin e shoqërive të qëndrueshme dhe mirë funksionuese.