Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur Partisë Demokratike në lidhje me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.
“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.”– shkruan LSI.
Kujtojmë se Berisha konfirmoi sot koalicionin me LSI-në. Gjithashtu ish-kryeministri Berisha u shpreh se po negociohet edhe me parti të tjera.