Aktualitet

Kodi – Meta falenderon Brukselin: Injorimit të kushteve për BE, do t’i vijë fundi më 25 prill














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:03 - 27/10/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot ndaj deklaratave të Brukselit në lidhje me pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, dhe rishqyrtimit të tij në Kuvend.





Në një postim në “Facebook”, Meta i falenderon për qëndrimin dhe dëshirën për “çeljen sa më parë të negociatave me BE”.


Kreu i shtetit thotë me tej se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin e Shqipërisë, do t’i vijë fundi më 25 prill.





Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:



Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.


Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!

Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas