Aktualitet

Kodi Zgjedhor dhe projektligji për Presidentin, Komisioni i Ligjeve ngre dy grupe pune






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:20 - 14/09/20 |
mapo.al

Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë miratoi në mbledhjen e sotme ngritjen e dy grupeve të punës për ndryshimin e ligjit për kompetencat e Presidentit të Republikës dhe diskutimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor.


Sipas projektvendimeve të publikuara, në grupin e punës që ngrihet me rekomandim të komisionit hetimor për Presidentin e Republikës do të bëjnë pjesë Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli ndërsa në grupin e punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, do të bëjnë pjesë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita.


Lidhur me projekligjin për Presidentin, Hysi dhe Shameti kërkuan shtyrjen e paraqitjes së draftit përfundimtar nga 30 shtatori që ishte parashikuar në 15 tetor.






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas