Presidenti i Ilir Meta gjatë intervistës për “Tempora”, komentoi votimin e djeshëm në Parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, dhe u shpreh se akti i djeshëm është një mur kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
Ai tha se Presidenti ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe popullit shqiptar.
Meta shtoi se nëse nuk do të ketë reflektim, është i vendosur në shpartallimin e kësaj përpjekje për vendosjen e një junte.
‘Presidenti ka disa vjet që paralajmëron për plotësimin e kushteve për integrimin europian. Ka qenë Bundestagu, institucioni më i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe sigurisht ky akt kaq i shëmtuar që ndodhi dje, duke shkelur një marrëveshje, e cila në vetvete nuk ishte një gjë e madhe pasi nuk duhet të vihen në diskutim.
Ajo mori jehonë ndërkombëtare, do të thotë se është shumë e qartë që akti i djeshëm synon të hedhë në erë pluralizimin politik në Shqipëri dhe vendosja e një muri kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”, u shpreh Meta.