Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kodi Zgjedhor, Rama: Nesër votohet në Parlament, PS-ja ka qenë shërbëtore e përulur

by mapo.al
04/10/2020
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Kodi Zgjedhor do të votohet nesër në Parlament.

Ai tha se Partia Socialiste ka qenë “shërbëtore” e opozitës parlamentare dhe asaj të bashkuar në procesin e kodit të ri elektoral.



“Të gjithë kanë marrë më shumë, shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e asaj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë çfarë kemi dashur nga ky proces dhe nuk ka në ligjin e ri elektoral asgjë që është aty sepse duam ne”, u shpreh Rama duke shprehur pakënaqësinë nga ndryshimet kushtetuese.

Sipas kreut të qeverisë, procesi nuk mund të mbahet peng dhe ndaj nesër do të votohet. “Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në prezantimin e platformës së re online:

Në këtë proces kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. E them me plot gojën. Kemi bërë atë që se ka bërë asnjë parti e madhe, as PD e as PS në gjithë këto vite, duke qenë shërbëtorë të një procesi ku përveç opozitës brenda parlamentit kemi shërbyer edhe për një opozitë tjetër jashtë parlamentit. Të gjithë kanë marrë më shumë, shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e asaj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë çfarë kemi dashur nga ky proces dhe nuk ka në ligjin e ri elektoral asgjë që është aty sepse duam ne.

Ka aty gjëra që janë sepse kështu e do opozita jashtë parlamentit apo brenda parlamentit, por jo se duam ne. Ka një moment për t’i dhënë fund diskutimeve, aq më tepër që dy palët tërheqin nga vetja. Kjo s’mund të ndodhë. Nuk mund t’i akomodojmë të dyja palët. Njëra palë do komisionin zgjedhor politik, tjetra palë jo politik. Dhe ne jopolitik i donim por i shërbyem opozitës jashtëparlamentare dhe i thamë “dakord”.

Njëra palë do t’i hapë listat sipas idesë së vet dhe pala tjetër do të mbajë koalicionet sipas idesë së vetë. Këto nuk mund të pajtohen të gjitha bashkë. Dhe ne që mund të kishim ushtruar patjetër peshën tonë, dakord, ne duam bonusin për partinë e parë, dmth garanton stabilitetin e qeverisjes duke pasur të drejtën e të parit, kështu që ne nuk e kërkuam dhe nuk e morëm. Nesër në parlament do votohet. Do ishte mrekulli që 100% e partive të ishin dakord 100%, por nuk ndodh.

Në Greqi kryeministri Cipras përdori shumicën e vet për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Një ligj elektoral e ndryshoi kryeministri tjetër, po me shumicë qeverisëse. Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës. Të tjerat nuk kanë më asnjë vlerë.

Mbaj peng procesin me muaj e vite, me idenë që po nuk votova unë nuk kalon, nuk funksionon. Në jetë vetëm kalamajtë e vegjël nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk marrin kostot për veprimet e tyre. Të gjithë që janë në moshën e pjekurisë marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.

Tags: Edi RamaKodi Zgjedhor

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Edi Rama përjashton nga konferenca SYRI TV

Edi Rama përjashton nga konferenca SYRI TV

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In