Komisioni i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për Kodin Zgjedhor, duke insistuar se dekreti i presidentit Ilir Meta nuk duhet të rivotohet nga Kuvendi, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.
Varhelyi shprehet se me rëndësi për Brukselin është që vendi të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill 2021.
“Kodi Zgjedhor në Shqipëri: I kënaqur që kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte e matur që të presim opinionin përpara rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan në Twitter Varhelyi.
Një ditë më parë presidenti Ilir Meta njoftoi se kishte dërguar Kodin Zgjedhor në Komisionin Venecias, duke iu drejtuar me 8 pyetje për këshillim urgjent, lidhur me ndryshimet e bëra në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste në seancën parlamentare të 5 tetorit, më konkretisht për formulën e listave të kandidatëve dhe koalicionet parazgjedhore.
LEXO EDHE:
Kodi Zgjedhor – Gahler: Komisioni i Venecias duhet të respektohet
Kodi Zgjedhor- Meta letër Kuvendit: Duhet të merrni për bazë opinionin e Venecias