Kryesore

Kodi Zgjedhor – ‘Venecia’ letër Metës: Do ta shqyrtojmë në dhjetor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:28 - 27/10/20 |
mapo.al

Presidenti i Komisionit të Venecias i është përgjigjur përmes një letre kërkesës së Presidentit Meta për t’u shprehur në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.



Në letër theksohet se në seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.


 



LETRA E PLOTE


I nderuar Z. President, në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”, kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente.


Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.

Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

 

LEXO EDHE: 

Zbardhet kërkesa e Metës drejtuar Venecias: 8 pyetjet për Kodin Zgjedhor


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas