Të ashtuquajturat kodra magnetike janë të rrethuara nga rrugë anembanë tyre dhe fakti i çuditshëm është se duke kaluar në to të krijohet ndjesia se mungon forca e gravitetit. Kjo mund të vërtetohet lehtësisht duke e lënë makinën të lirë në një sipërfaqe të pjerrët të kodrës dhe ndryshe nga çfarë do ndodhte normalisht pra në rastin e forcës së gravitetit makina do të rrëshkiste ndërsa në rrugët e pjerrëta të kësaj kodre ajo mbetet pa lëvizur.
Por për çfarë magnetizmi flitet? Dikush ia atribuon motivet e fenomenit të çuditshëm një ndryshimi të çuditshëm të forcës gravitacionale.
Të tjerë përqëndrohen te fushat magnetike. Me këtë fenomen është marrë edhe Cicap një grup i cili merret me situatat paranormale. Madje spekulimet arrijnë deri aty sa të mendohet se bëhet fjalë vetëm për një iluzion optik.